“Je kopje e shëmtuar e…”- Debat mes Tedi Blushit dhe Adriatik Lapajt! Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’: Ti je krahu i legjendarit!

“Je kopje e shëmtuar e…”- Debat mes Tedi Blushit dhe Adriatik Lapajt! Kreu i lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’: Ti je krahu i legjendarit!

Kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, janë përplasur në studion e emisionit ‘Open’ në News 24.

Blushi insistoi se ka qenë Ilir Meta ai që ka bërë çmos për arritjen e 140 votave për votimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa Lapaj tha se presidenti i Partisë së Lirisë ka bërë aleancë në vitin 2013 me Ramën.
“Përpiqu të bëhesh G 99, sepse je zero 99. Nuk bëhesh dot Erion Veliaj, je një kopje e shëmtuar”, i tha Blushi, Lapajt.
Ndërsa ky i fundit u shpreh “ti je krahu i legjendarit, unë jam njeri që kam shpërndarë fletushka”.
Në replikat mes tyre, Blushi i tha Lapajt se “unë kam zbardhur skandalin e detit, kurse ti shpërndaje fletushka për Kreshnik Spahiun”.
Në vijim të debatit, Blushi e krahasoi Lapajn me Lulzim Bashën.
“Je fiks si Luli, të gjithë të njohin vjehrrin dhe s’të njohin babain”, u shpreh Blushi, duke iu drejtuar Lapajt.
“Ti je përfaqësuesi i një partie që ka batërdisur këtë vend, je partia e 20%”, tha Lapaj duke iu drejtuar Blushit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi