“Janë në shkërmoqje, në betejë të brendshme”- Sali Berisha sulmon maxhorancën: Do të pësojnë disfatën më të thellë më 11 Maj
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se maxhoranca është në një betejë të brendshme.
“Janë në shkërmoqje”, deklaroi Sali Berisha, teksa shtoi se merren me opozitën për të mbrojtur, sipas tij, vjedhjet që kanë bërë.
Kreu i PD-së theksoi se “koha do të provojë si këta do të pësojnë disfatën më të thellë në datën 11 Maj”.
“Mblidhen atje dhe fillojnë dhe zihen pse e lejove këtë opozitës. Belinda, ose Lubi loti, mos e thërrisni më Lubi Balluku.
Nuk e kishim dëgjuar ndonjëherë fjalën loti. Kanë kthyer modelin e Loteve, modeli i shumëfishimit të vjedhjeve. Kanë gjetur Lotet, sa flas unë për Lotet. Merrem me opozitën, si të mbrojnë vjedhjet e tyre nga opozita.
Janë të shkërmoqje, në një beteje të brendshme dhe unitet me krimin nuk ka. Koha do të provojë si këta do të pësojnë disfatën më të thellë në datën 11 Maj dhe do të arkivohen në banesën e turpit me këtë që i kanë bërë Shqipërisë’, tha Berisha jashtë Kuvendit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi