Jamarbër Malltezi del nga Apeli i GJKKO: Jemi armiq të komunistëve dhe për këtë jemi krenarë! Ja për çfarë u paraqita
Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka dalë nga Apeli i GJKKO pas gati tre orësh. Në një prononcim për mediat, ai tha se jemi armiq të komunistëve dhe për këtë ndihet krenar.
“Lista numër një e armiqve të komunisteve janë tre veta nga familja Begeja. Edhe në atë kohë si tani ishin shpallur armiq të komunistëve. Jemi armiq të komunistëve dhe jemi krenar për këtë gjë. Sot ishim në Apel. Në Apel nxorën sa i takon diligjencës së katërt dymujore. Në 4 diligjenca nuk ka asnjë fjalë për Sali Berishën. Sot u nxor diçka e re për gjykatën. Jemi në situatën ku ose masat e Berishës ishin të paligjshme ose janë të pavlefshme. Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se ishin kufizim liria janë të paligjshme sepse nuk shkuan në Parlament. SPAK tha jo nuk janë kufizim lirie, por e bukura është që nuk e ka zbatuar atë. Menjëherë është masë e pavlefshme. Pra zëvendësimi i masës së pavlefshme është nul”, tha Malltezi.
Malltezi u shpreh se ata kanë paraqitur argumentet e tyre, ndërsa thekoi se “në thelb është një cështje shumë e thjeshtë. U nis me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës dhe vazhdon të mbahet kallëzim i rremë”.
“SPAK paska cuar në arkiv të shtetit, hetues, patronazhistë për të gjetur letërkëmbimin e stërgjyshit të Jamarbër Malltezit. E bukura është që në ato letra stërgjyshi i thoshte nuk të jap tokën. SPAK kishte bërë edhe letërkëmbimi nga Italia. SPAK nuk ka futur të bëjë pjesë të dosjes fletoren zyrtare, ligjet e kohës”, tha ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi