“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte”- Edi Paloka zbulon bisedën me Ervin Salianjin para se të shkonte në burg: Është medalje për të!

“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte”- Edi Paloka zbulon bisedën me Ervin Salianjin para se të shkonte në burg: Është medalje për të!

Deputeti demokrat Edi Paloka ka komentuar dënimin me një vit burg të Ervin Salianjit, për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen Babale, duke thënë se ai ishte i vetëdijshëm për atë çfarë po ndodhte.

“Ishte koshient për atë se çfarë po i ndodhte. Më tha se do të vijonte të ishte i angazhuar nga burgu me aq sa mundej”, u shpreh Paloka.
Ndër të tjera ai shpreh se nuk mendon që Salianji është djegur politikisht, përkundrazi. Paloka gjithashtu tregoi se edhe vetë ka qenë në burg kur ka drejtuar protestat në vitin 2000 dhe nuk e ka cilësuar.
“Nuk mendoj se Salianji u dogj. Digjet një njeri që dënohet me të drejtë. Kjo që ndodhi me Salianjin është ajo që tha Berisha, është medalje. Unë vetë kam bërë dikur burg, sepse drejtoja protestat në vitin 2000 dhe nuk e kam cilësuar trup që kam bërë burg.
Jo që vërtetoj në rastin e Salianjit është që drejtësia e vënë në duart e Ramës, për tu përdorur si armë për opozitën dhe shpëtuar pjesën e korruptuar të qeverisë. Çështje si inceneratori, porti i Durrësit nuk preken me dorë. Ky fakt e mbyll historinë e drejtësisë gjoja të reformuar”, tha Paloka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi