Ish-zyrtari i policisë flet për operacionin e SPAK kundër organizatës kriminale: Po bëhet zhurmë, më shumë bëri bujë…
Ish-zyrtar i Policisë, Arben Hajdaramataj, komentoi sot në studion e News 24 aksionin blic të SPAK, ku u lëshuan 18 urdhër arreste, një goditje kjo kundër organizatës kriminale të Suel Çelës, i shpallur në kërkim prej vitesh.
Hajdaramataj tha se sot bëri më shumë bujë fakti që SPAK caktoi masën detyrim paraqitje për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno se sa thelbi i operacionit.
Ish-zyrtari i policisë tha se opinionit publik nuk i duhen flet arrestet e lëshuara, por arrestimet në momentin kua ato do të realizohen.
“SPAK paraqiti në opinionin publik 21 urdhër-arreste, pra ka bërë shoë, se sa kemi ndonjë gjë e re…Në operacionin u tha se ishin 50 urdhër-arreste, ndërkohë që u arrestuan 7. Sot thuhet se janë 21-urdhër-arreste, po sa janë arrestuar. Për çfarë i duhet opinionit publik se sa fletë-arresti janë lëshuar? Kur t’i arrestojnë le të thonë sa arrestuan”, tha Hajdarmataj.
Operacioni i SPAK kundër organizatës kriminale
SPAK goditi sot një organizatë kriminale, bosët dhe anëtarët e së cilës dyshohet të jenë favorizuar nga njerëz të drejtësisë, zyrtare policie dhe gazetarë.
Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Shega është prangosur në Milano. Kompanitë e tij, kanë fituar tendera për pastrimin e disa qyteteve dhe Shega njihet për njohje dhe lidhje të forta në politikë.
Përmes kompanive të tij, dyshohet se Shega pastronte paratë e disa grupeve, përfshirë dhe një grupi të fuqishëm më bazë me Dubai, që ka investuar në Tiranë në pasuri të paluajtshme.
Ndërkohë Suel Çela një prej emrave më të njohur të botës së krimit, i shpallur me herët në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë.
Në bazat dhe bizneset e të shumëkërkuarit në Elbasan është ushtruar kontroll ku janë martrë dokumenta dhe prova të tjera.
Nga 18 urdhër arreste janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre, ku në mesin e të arrestuarve, është Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe WEonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Në pranga përfundoi ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila ndodhej nën masën e arrestit në shtëpi, në kuadër të aksionit “Plumbi i Artë 2”, ndërsa është caktuar masë e re sigurie për ish-zyrtarin e policisë, Dedan Gjoni.
Në arrest shtëpi edhe dërguar avokatja e një prej anëtarëve të grupit të Suel Celës. Me kërkesë të SPAK, gjykata ka caktuar masën e detyrimit për paraqitje për 2 gazetarë.
SPAK njoftoi se operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë është në vijim dhe po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare.
Goditja e organizatës kriminale ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në Sky Ecc, si dhe provave të tjera të sjella nga autoritetet belge, të cilat kanë hetuar prej vitesh në trafikun e kokainës dhe pastrimit të parave.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi