Ish-zyrtarë socialistë pas hekurave, Rama: Kushdo që mundohet të hajë të tjerët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton! Krenar për PS-në

Ish-zyrtarë socialistë pas hekurave, Rama: Kushdo që mundohet të hajë të tjerët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton! Krenar për PS-në

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-zyrtarëve të PS-së gjatë një takimi me gratë ku iu drejtua “mos i dëgjoni ata që thonë u kapën të gjithë”.

Rama u shpreh se duhet të jenë krenare për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, teksa shtoi se “kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton”.
Kreu i qeverisë theksoi se është krenar për Partinë Socialiste duke premtuar se në Shqipërinë 2030 pagat mesatare do të jenë mbi 1000 euro.
Edi Rama: Duam që paga mesatare të jetë ku e ku mbi 1000 euro, do ta arrijmë këtë në sektorin publik dhe privat.
Dhe jini krenar edhe për atë që po ndodh në luftën kundër korrupsionit, mos i dëgjoni ata që thonë u kapën të gjithë, ne jemi, pa emigrantët afro 800 mijë, bashkë me emigrantët do ti afrohemi 1 mln.
Kështu që njësoj si ju që kujdeseni për pastrimin e shtëpisë, edhe ne do të pastrojmë vendin tonë, ku kushdo që mundohet të hajë të tjetrët mbas shpine të shkojë aty ku e meriton, kjo është rruga jonë, Krenarë për PS, Shqipërinë, për të gjitha gratë shqiptare, nuk ka rendësi socialiste apo demokrate ju uroj të gjithave gëzuar 8 Marsin, të luftojmë të gjithë bashkë që gratë të bëhen më të forta dhe burrat më të mençur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente