Iniciativë e Shqipërisë/ Lehtësohet lëvizshmëria ushtarake mes vendeve, Peleshi dhe homologët e tij nga Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut firmosin dokumentin
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka nënshkruar gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në SHBA, ka firmosur Letrën e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë ushtarak përgjatë Korridorit VIII Pan-Evropian.
Kësaj iniciative të Shqipërisë, iu bashkua Italia, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.
Peleshi me anë të një postimi në “facebook” shkruan se tanimë trupat NATO-s do të kenë mundësinë të zhvendosen me shpejt dhe më lirisht nga Deti Adriatik në Detin e Zi, apo të depërtojnë në Ballkan.
Postimi i plotë:
Washington – Trupat e #NATO-s do të kenë mundësinë të zhvendosen më shpejt dhe më lirisht nga Deti Adriatik në Detin e Zi apo të depërtojnë në Ballkan, falë firmosjes së Letrës së Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit të VIII Pan-Europian, gjatë punimeve të Samitit të Uashingtonit.
Homologët e Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut iu bashkuan kësaj iniciative të propozuar nga vendi ynë dhe të mbështetur fuqimisht edhe nga partnerët rajonalë
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi