![“Ide anti-kombëtare”- Analisti kundër ‘Shtetit të Bektashinjve’: Krijon precedentin e ndryshimit të kufijve](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/ide-anti-kombetare-analisti-kunder-shtetit-te-bektashinjve-krijon-precedentin-e-ndryshimit-te-kufijve_66f1dce9db5b0.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Ide anti-kombëtare”- Analisti kundër ‘Shtetit të Bektashinjve’: Krijon precedentin e ndryshimit të kufijve
👁3795
Analisti Fitim Zekthi e cilësoi anti-kombëtare idenë e hedhur për krijimin e “Shtetit të Bektashinjve”.
Duke folur në emisionin ‘Open’ në Neës24, Zekthi tha se ideja krijon precedentin që ccdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Ai tha gjithashtu se qëndrimi i Baba Mondit ishte qesharak.
“Një ide e tillë, së pari krijon precedentin e ndryshimit të kufijve. Kjo më pas krijon precedentin që ccdo fe mund të kërkojë të krijojë shtetin e saj. Është një qëndrim qesharak.
Sikundër qesharak është qëndrimi i Baba Edmond Brahimaj, i cili po turpëron një komunitet që ka dëshmuar një tjetër histori. Jam gati i shokuar, nuk arrij ta kuptoj dot këtë ide që artikulohet”, tha Zekthi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi