I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Gramsh

I dënuar me 2 vite burg nga GJKKO, arrestohet 55-vjeçari në Gramsh

Policia ka arrestuar një 55-vjeçar në Gramsh, i cili është dënuar me 2 vite burg nga GJKKO për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga dënimi, 55-vjeçarit i kanë mbetur edhe 7 muaj pa kryer.
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Elbasan kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim L. H., 55 vjeç, banues në Gramsh.
Këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e ka dënuar me 2 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 muaj burgim), për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike””, njofton Policia.
Gjithashtu, komisariati i Policisë Elbasan arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që ia kishte caktuar Gjykata për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi