![“Humbje e pazëvendësueshme!”- Meta reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani: Krijoi një model pozitiv në politikë!](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/09/humbje-e-pazevendesueshme-meta-reagon-per-ndarjen-nga-jeta-te-ish-deputetit-gerti-bogdani-krijoi-nje-model-pozitiv-ne-politike_66eac6e7211b9.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
“Humbje e pazëvendësueshme!”- Meta reagon për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani: Krijoi një model pozitiv në politikë!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të ndarjes së parakohshme nga jeta të ish deputetit të PD-së, Gerti Bogdani.
Meta shkruan se Bogdani me angazhimin e tij në politikë krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur ata të jenë pjesë e vendimmarrjes.
“Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, shkruan Meta.
“Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani.
Gjatë gjithë angazhimit të tij politik, ai krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes.
Ngushëllimet më të ndjera bashkëshortes Edlira, dy vajzave të tij, të afërmve dhe të gjithë bashkëpunëtorëve, për këtë humbje të pazëvendësueshme.
I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!”, shkruan Meta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi