Hetimet për vrasjen e Martin Canit/ Zv.Drejtori i Policisë Tiranë: Autori u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, u takua me një shokë dhe…
Zv.Drejtori i Policisë së Tiranës, Idriz Daulle, foli sot në studion e News 24 për vijimësinë e hetimeve lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari në afërsi të shkollës Fan Nolin në Tiranë.
Daulle tha se autori Mario Përlleshi u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë, më pas ai takoi një shok të tij, që nuk ishte përfshirë në ngjarje dhe me monopatin shkuan në një qendër shëndetësore. Më pas nga atje autori shkoi te spitali i Traumës me taksi.
Lexo edhe: “Kërkojnë të shohin pamjet filmike”- Avokati i familjes së Martin Canit: Nuk ka transparencë të plotë për ngjarjen nga ana e organeve shtetërore
“Nga vendi i ngjarjes autori i dyshuar është larguar në këmbë, ka takuar një shokun e klasës në mos gaboj, të shkollës, por jo i përfshirë ai në ngjarje. Ai ka qenë 100 metra 50 metra larg. Ai e ka marrë me monopatinë dhe e ka çuara afër një qendre shëndetësore. Këta e kanë parë që plaga donte mjekim tjetër dhe i kanë thënë shko te Trauma. Pas kësaj kur janë larguar nga aty kanë hipur në një taksi. Autori ka ikur vetë nga vendi i ngjarjes. Thika e gjetur është e njëjta me atë që u përdor për krimin”, tha zv.Drejtori i Policisë së Tiranës Idriz Daulle.
Ndërkaq Redi Ramaj, avokati i familjes së 14-vjeçarit të vrarë Martin Canit, dha sot detaje rreth ngjarjes pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.
Ramaj tha në studion e News24, se familjarët e Martinit kërkojnë drejtësi dhe të shohin pamjet filmike, për të cilat Policia tha se i disponon.
Gjithashtu, avokati tha se “nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë”.
“Familjarët e Martin Canit kërkojnë drejtësi. Çështja është se nga ana e organeve shtetërore nuk kemi pasur transparencë të plotë. Ngjarja duhej të ishte zbardhur. I vetmi institucioni i pavarur që ka bërë punën ka qenë media. Shpresoj se drejtësia dhe policia të bëjë punën e saj.
Nuk ka transparencë dhe kontradiktë mes deklaratës së parë dhe asaj të djeshme. Vetë deklarimet e të dëmtuarit në këtë rast, Luisit, i cili ka deklaruar se është goditu nga një person tjetër, është gjë e rëndë. Duhej të ishte zbardhur rasti.
Familjarët kërkojnë të njihen me pamjet filmike, për të gjetur qetësinë që meritojnë. Është kërkuar dhe babai i vikimës do të thirret si dëshmitarë. Duhet të bëhet sa më shpejt. Prokuroria duhet të orientojë mekanizimin hetimore dhe duhet bërë në një kohë rekord për shkak të sensibilitetit të ngjarjes”, tha avokati.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi