“Gyleni dhe Erdogani kanë qenë miq”- Debat mes Neshos dhe Arapit, publicisti: Pse duhet një organizatë terroriste të pushtojë KMSH?! Të shpallet e paligjshme

“Gyleni dhe Erdogani kanë qenë miq”- Debat mes Neshos dhe Arapit, publicisti: Pse duhet një organizatë terroriste të pushtojë KMSH?! Të shpallet e paligjshme

Ardhja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë për inaugurimin e Xhamisë së Namazgjasë, ka rihapur diskutimet për çështjen “gylen”.

Në studion e emisionit Open, ish-ambasadori Agim Nesho dhe publicisti Florian Arapi kanë debatuar për këtë çështje.
Nesho tha se Gyleni me Erdoganin kanë qenë miq, ndërsa Arapi e ka kundërshtuar duke thënë se miqësia ndryshon nga aleanca.
Më tej ai tha se Komuniteti Mysliman Shqiptar është pushuar nga gylenistët, të cilët i konsideroi organizatë terroriste.
Pjesë nga debati:
Nesho: Gyleni me Erdoganin kanë qenë miq. Bashkë kanë qenë, pse kishin interesa të ndryshme dhe ngritën e arrestuan për korrupsion.
Arapi: Kjo organizatë duhet të shpallet e paligjshme dhe duhet të dalë.
Nesho: Pse duhet të shpallet e jashtëligjshme? Çfarë flet?
Arapi: Pse duhet një organizatë terroriste të pushtojë Komunitetin Mysliman Shqiptar? Organizata që ka vrarë 250 njerëz, pse duhet të pushtohet KMSH, pse nuk e kanë shqiptarët.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi