“Grupit të PD-së i është shpallur luftë”- Bardhi për dënimin e Salianjit: Beteja bëhet kundër mandatit të tij! Gjyqtarët në konflikt interesi

“Grupit të PD-së i është shpallur luftë”- Bardhi për dënimin e Salianjit: Beteja bëhet kundër mandatit të tij! Gjyqtarët në konflikt interesi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Apeli vendosi të dënojë me një vit burg deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Gazment Bardhi: “Vendimi i sotëm nuk është kundër Salianjit, është kundër cdo qytetari që vendos të përballet me qeverinë e kriminalizuar. Sot është kaluar vija e kuqe e demokracisë së brishtë me diktaturën. Kush e dha sot vendimin kundër Salianjti? Një gjyqtar që ka që përfaqësues politik në KQZ për PS.
Për llogari të një trafikanti droge, mendojnë se do ti mbyllin gojën opozitës. A mund të thotë sot një shqiptar pse nuk bëhet hetim pasuror ndaj Fatmir Xhafës. Këta prokurorë dhe gjyqtarë, pse vëllai i një trafikanti droge nuk kalon në sitën e pasurisë për ligjin antimafia.
Kodi mafizon që edi rama vendosi sot kundër këtij vendimi, duke çuar në burg nënkryetarin e PD-së, është një shpallje lufte ndaj grupit tonë dhe opozitës në tërësi.
Nuk kemi vendim dënimi ndaj një individi, është përfaqësues ndaj qytetarëve. Beteja bëhet kundër mandatit të Salianjit. Nuk ka kryer korrupsion dhe as vrasje, por që ka bërë denoncime. Nuk janë të shumtë qytetarët që bëjnë denoncime dhe me këtë vendim Rama u dha mesazh cdo qytetari, se kush denoncon qeverinë prangat i ka ai në xhep.
Gjyqtarë në konflikt interesi. E patë cfarë ndodhi sot. Gjyqtarët hynë në sallë dhe thanë se na ka ardhur një provë e re nga Geron Xhafa dhe po shkojmë ta marrim. Kjo është drejtësi e fabrikuar.
Ku është kallëzimi i rremë i Salianjit. Geron xhafa është dënuar me burg me vendim gjykate. Ku gënjeu Salianji në këtë mes?”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente