“Gore”- Përplasja e ashpër në Kuvend me deputetin socialist, Bardhi: Nuk ishte qëllimi im të bëja debat, por…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me debatin e ashpër që pati të enjten (4 korrik) në Kuvend, me deputetin socialist Erion Braçe.
Bardhi, i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në Neës24, u shpreh se nuk e kishte për qëllim të debatonte, duke shtuar se qëllimi i tij ishte që të kërkonte llogari nga kryeministri Edi Rama në lidhje me emërimin e ish-agjentit rus si këshilltar.
“Nuk është qëllimi im të bëj debat, por ka një strategji për të zhvendosur debatin nga partia kundërshtare. Kishte një shkelje të kushtetutës sepse kryeministri s’po i jep llogari parlamentit. Deputetët e opozitës kanë të drejtën për të kërkuar sqarime. Ne kishim ftuar Ramën në një interpelancë për emërimin si këshilltar të një ish-agjenti sekret rumun, që rezulton i përfshirë në korrupsion”, u shpreh ai.
Debati Bardhi-Braçe:
Gaz Bardhi: Kryeministri ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune dhe që këtu ka një shkelje sepse cenohet rëndë siguria publike dhe së dyti rezulton se përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive në shtetin e tij është i lidhur me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Rumaninë.
Nuk kam kërkuar interpelancë për ta pyetur nëse ka marrë pjesë në një nga këto festat me kokainë e me pjesë të tjera të kënaqësisë që i njeh vetëm Edi Rama, nëse ky ka marrë pjesë apo jo në këto festa.
Kjo është pjesë private të bëjë çtë dojë. Kemi të drejtë ti kërkojmë llogari Kryeministrit si është njohur me këtë element.
Për çfarë e ka këshilluar ky kryeministrin? Për çfarë e kanë paguar shqiptarët këtë person ? Si të lejojë linjat e trafikut të drogës? Si nuk qenka veprimtari e kryeministrit emërimi i një këshilltari të tij? E dini ju, e ka marrë për ti bërë masazh, për t’i bërë kritika për pikturat.
Nëse dini diçka më shumë se ne se çfarë shërbimesh i ka ofruar Ramës, na e thoni zonjë? Nëse janë arsye private tërhiqemi nga interpelanca, nëse i ka zgjedhur cilësinë e kokainës tërhiqemi nga interpelanca.
Si boll?
A e di ti Pandi për çfarë e ka këshilluar? Si të lejojë trafikun e drogës? Përgjigjuni! Keni guximin dhe thoni mos i thuaj
Erion Braçe ndërhyn nga vendi: Na plasi tr*pi çfarë thua ti
Gaz Bardhi: Çfarë ke ti mo? Gore çfarë ke? Gore çfarë ke?
Erion Braçe: Mbylle gojën k*urvë m*ti! Mbylle gojën k*urvë
Gaz Bardhi: Gore, cca ke?
Erion Braçe: Pusho, o k*rvë, o qelbësire.
Lindita Nikolla: Z. Bardhi të tërheq vëmendjen për ofendimin që sapo bëre
Gaz Bardhi: Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh mua kur jam duke folur
Braçe flet nga vendi, por nuk dëgjohet
Gaz Bardhi: Mbaj vendin tënd aty, mos ndërhy. Mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërhyr ti. Ti vrave njerëz, ti vrave një njeri në derën e SPAK, ti vrare dje një qytetar ti dhe qeveria jote që nuk ndërhyni për kreditët e këqija të qyetarëve i keni lënë rrugëve.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi