Gjyakata e Posaçme merr vendimin për bandën e Suel Çelës, ndryshon masën për avokaten Blerina Beqiri

Gjyakata e Posaçme merr vendimin për bandën e Suel Çelës, ndryshon masën për avokaten Blerina Beqiri

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar ka marre vendimin për bandën e Suel Çelës, ku ka ndryshuar masën për avokaten Blerina Beqiri, ndërsa ka lënë te pandryshuar masat per të arrestuarit e tjerë.

Trupa gjykuese ka ndryshon masën e sigurisë për avokaten Blerina Beqiri nga arrest ne shtëpi ne detyrim paraqitje.
Operacioni i bujshëm, që kishte në fokus goditjen e organizatës kriminale me në krye Suel Çelën, ka çuar në pranga e nën hetim një mori personash dhe emrash të njohur jo vetëm të botës së krimit.

Që nga vrasjet me paramendim e deri të pastrimi i parave, grupi i përmbledhur në një procedim penal, sipas SPAK ka konsumuar 9 vepra të rënda penale. Nën derigjimin e Suel Çelës, i cili kishte mundur të sillte nën urdhrat e tij një ‘snajper’ nga Shkodra, një biznesmen nga Peqini, gjyqtarë, avokatë e drejtues të lartë policie, por madje, ai kishte nën urdhrat e tij edhe dy djem, motra e të cilëve mban një nga postet më të rëndësishme në institucionet shtetërore të vendit
NJOFTIMI
 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë
26.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dheverifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuarme vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Xhino Roka, KlausMatishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Marsel Roka, Skender Sufaj, ArtanHoxha, Elton Qyno, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Blerina Beqiri”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet112, 228, 229, 230, 234, 237, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 146, datë27.11.2024, vendosi:
1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues“Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendiminNr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Dedan Gjoni,Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias KledjanÇopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka si të dyshuar për kryerjen e vepravepenale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personat nën hetim Dedan Gjoni, PajtimeFetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja),Xhino Roka dhe Marsel Roka, të dërgohen menjeherë në institucionin eparaburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.
3. Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj personit nën hetim Blerina Beqiri mevendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale“Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i K.Penal, me masën esigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” eparashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.
4. Personi nën hetim Blerina Beqiri detyrohet të paraqitet ne Zyrat e PolicisëGjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të

Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.alOrganizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 11:00.
5. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues“Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 iK.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës sëPosaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndajpersonave nën hetim: Artan Hoxha dhe Elton Qyno si të dyshuar për kryerjen eveprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.
6. Personi nën hetim Artan Hoxha detyrohet të paraqitet në Zyrat e PolicisëGjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13.00.
7. Personi nën hetim Elton Qyno detyrohet të paraqitet në Zyrat e PolicisëGjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit tëOrganizuar të martën e parë të çdo muaji në orën 13.00.
8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
9. Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim të shpërblehennga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.
10. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të ApelitKundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi ivendimit të gjykatës.
LAJM NE PERDITESIM

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi