GJKKO la të lirë kreun e PD/ Gjata: 333 ditë anti-kushtetueshmëri! Masa detyrim paraqitje për Berishën ka rënë
Juristi Çlirim Gjata foli sot në studion e “Open” në News 24 për lirimin e kreut të PD Sali Berisha nga arresti shtëpiak.
Sipas Gjatës 333 ditët që Berisha ishte në izolim në shtëpi ishin ditë anti-kushtetueshmërie në shkelje me konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Më tej ai tha se në pikëpamjen e tij juridike masa e parë e vendosur ndaj Berishës për “detyrim paraqitje” ka rënë që nga momenti që ndaj tij u vendos masa e dytë ajo e arrestit shtëpiak.
Gjata tha se Berisha tani më është në hetim pa asnjë masë ndaj tij.
Çlirim Gjata: U fitua liria e një individi. Janë 333 ditë antikushteueshmëri dhe shkelje ligjore kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Të gjitha këto pjesë e planit për të eliminuar opozitën në Shqipëri. Gjithë qëllimi politik ky ka qenë. Gjykatat u përdorën të gjitha si zyra politike.
Së pari si jurist unë them: Një vit u mbajt kot për çfarë se do prishte provat? Edhe kur u bllokua pasaporta me këtë synim u vendos. Ata justifikohen se meqenëse nuk zbatoi masën e parë ne vendosim masën e dytë. Nuk kishte më as edhe një lloj mundësie që gjykata ta mbante. Pozicioni i gjyqtarit është delikat.
Momenti kur u vendos arresti shtëpiak, ka rënë masa e detyrim paraqitje. Tani Sali Berisha është pa masë në këtë hetim. Nuk ka më as dyshim të arsyeshëm. Pra duhet të pushojë çështjen. Masa detyrim paraqitje ka rënë. Duhet të bjerë akuza sepse nuk ke më arsyetim…në këtë moment pse e vendosi gjykata. Kemi një vit e ca që themi nuk ka prova ajo çështja.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi