“Gëzuar këtë ditë të bekuar”- PD ceremoni në Vlorë për festën e Pavarësisë, Noka komenton lirimin e Berishës: Kush janë faktorët që ndikuan

“Gëzuar këtë ditë të bekuar”- PD ceremoni në Vlorë për festën e Pavarësisë, Noka komenton lirimin e Berishës: Kush janë faktorët që ndikuan

Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një ceremoni për festën e Pavarësisë në qytetin e Vlorës.

Pjesëmarrës në ceremoni ishin kreu i Grupit, Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithëm, Flamur Noka dhe nënkryetari Edi Paloka.
“Gëzuar këtë ditë të bekuar, është ditë e shenjtë”, u shpreh Flamur Noka pas ceremonisë.
Ndërkohë komentoi edhe revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për kreun e PD-së, duke u shprehur se: “Lirimi i Berishës erdhi si pasojë e zhvillimeve politike, e para ishte fitorja e Trump në SHAB, e dyta janë rezolutat dhe mbështetja e partnerëve që i bënë PD-së.
Flasim për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, ku opozitës i janë mbyllur hapësirat, ku drejtësia përdoret si marionetë në duart e pushtetit, burgosje të lidershipit të opozitës. Dhe faktori i tretë qëndresa e demokratëve, mosbindja civile, këto bënë që e vërteta të triumfojë. Strasburgu ishte sirenë alarmi”, tha Noka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi