Furgoni përplas motomjetin pa targa, përfundon në spital i mituri dhe vëllai i tij
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, ku drejtuesi i një automjeti tip furgon ka përplasur një motomjet, i drejtuar nga një i mitur.
Policia bën me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur i mituri i cili drejtonte motomjetin pa targa, si dhe vëllai i tij, i cili ishte pasagjer.
Dy të rinjtë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa me drejtuesin e furgonit shtetasin me iniciale A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 27.06.2024, rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Bilisht-Sinicë”, në afërsi të fshatit Miras, automjeti furgon tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A. B., banues në fshatin Vidohovë, është përplasur me një motomjet pa targë, me drejtues një shtetas të mitur dhe pasagjer vëllain e tij, banues në fshatin Miras, të cilët për pasojë janë dëmtuar dhe u dërguan për mjekim në spital.
Me drejtuesin e furgonit shtetasin A. B., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi