Fredi Beleri mbetet në burg/ Në KQZ mbërrin shkresa: Të shpallet pavlefshmëria e mandatit dhe të bëhen zgjedhje të reja (Dokumenti)
Kryetari i FRESSH për Himarën, Eugen Likaj, i është drejtuar me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkon shpalljen e pavlefshme të mandatit të Kryetarit të Zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe të bëhen zgjedhje të reja.
Kërkesa erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e la në burg Fredi Belerin.
Në kushtet kur vendimi i dhënë nga Gjykata e Apelit është i formës së prerë, Likaj kërkon nga KQZ që të shpallë zgjedhjet e reja për Bashkinë e Himarës.
Beleri u arrestua më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, me dyshimet e korrupsionit zgjedhor. Ai rezultoi fitues i zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, ku kandidonte nën siglat e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, duke pasur mbështetjen e PBDNJ, LSI (PL e sotme) dhe Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha.
Por pavarësisht se u njoh mandati i tij si kryebashkiak, Beleri nuk arriti të merrte zyrtarisht detyrën pasi nuk u lejua të betohej para Këshillit Bashkiak.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
<a class=”source-link” href=”http://www.panorama.com.al/fredi-beleri-mbetet-ne-burg-ne-kqz-mberrin-shkresa-te-shpallet-pavlefshmeria-e-mandatit-dhe-te-behen-zgjedhje-te-reja-dokumenti/”>Burimi</a>