FOTOLAJM/ Mori 5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet, Fredi Beleri takohet në Athinë me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis
Pas mbërritjes në Athinë mesditën e sotme, Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis, Athinë
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuar nga mediat greke, Beleri është pritur nga Mitsotakis në Pallatin Maksimos.
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mitsotakis, Athinë
Mësohet se kryeministri grek gjatë takimit është shprehur se “rruga e Shqipërisë drejt BE-së është përmes respektimit të vlerave të BE-së”.
Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm pasi siguroi lejën 5 ditore për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.
Fredi Beleri, Athinë
Beleri është pritur në aeroportin e Athinës me përqafime, duartrokitje dhe brohorima, ku dhe ka ka deklaruar se “jam i pafajshëm”.
LEXONI EDHE: “Himariotët kanë nënën Greqi”- Fredi Beleri mbërrin në Athinë, pritet me duartrokitje dhe përqafime: Edhe në Shqipëri të gjithë thonë se jam i pafajshëm
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi