FOTOLAJM/ Dyert e kryeministrisë të “blinduara”, para protestës së opozitës hiqet edhe kërpudha

FOTOLAJM/ Dyert e kryeministrisë të “blinduara”, para protestës së opozitës hiqet edhe kërpudha

Ashtu si çdo protestë të opozitës edhe këtë herë janë marrë masa për të siguruar hyrjen e kryeministrisë. PD ka paralajmëruar se tubimi do të nisë para godinës së kryeministrit Edi Rama më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Siç shihet në këtë foto, dyert e kryeministrisë janë të “blinduara”, ndërsa instalacioni i kërpudhës që ndodhet në lulishten e këtij institucioni është hequr.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.
Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.
Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi