Foto nga paparazzi/ Bujar Leskaj larg parlamentit dhe detyrës, ‘merr’ Amerikën me vete

Foto nga paparazzi/ Bujar Leskaj larg parlamentit dhe detyrës, ‘merr’ Amerikën me vete

Prej disa vitesh Bujar Leskaj është pjesë e politikës. Pasi mbajti detyra të rëndësishme për vite, ai u bë deputet i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike. Nën petkun e politikanit, Leskaj ka treguar se di të vijë serioz, por di edhe të ketë detaje të sportives.

Por kur është larg Parlamentit dhe detyrës së tij, deputeti duket se preferon komoditetin. Paparaci ynë e ka fotografuar gjatë një paraditeje në zonën e Bllokut, ku Bujari kishte preferuar që të rrinte i veshur tërësisht sportiv.
Një detaj jo shumë mirë i kombinuar ishin edhe këpucët e tij, që të paktën me pjesën tjetër të veshjes nuk kombinoheshin si duhet. Por nuk kishte sesi të na ikte edhe bluza, që Leskaj kishte zgjedhur, ku sado sportive të duket, shkrimi USA në qendër na tërhoqi vëmendjen. E me humor mund të themi se deputeti është një mbështetës i zjarrtë i Amerikës, aq sa edhe e merr me vete flamurin edhe në veshjet e tij të përditshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente