FOTO/ Abuzimi me fondet e BE-së, kush është ish-zv.ministri që u vendos në pranga me urdhër të SPAK, bashkëpunëtor i Ilir Beqajt

FOTO/ Abuzimi me fondet e BE-së, kush është ish-zv.ministri që u vendos në pranga me urdhër të SPAK, bashkëpunëtor i Ilir Beqajt

Personi i tretë i arrestuar me urdhër të SPAK për abuzimin me fondet e BE-së, është ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla.

SPAK lëshoi mëngjesin e sotëm 5 urdhërarreste, mes të cilave 3 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie.
Në pranga janë vendosur gjithashtu ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe njeriu i tij i besuar, Ermal Kurtulaj.

Ilir Beqaj mësohet se është arrestuar në lidhje me abuzimet me fondet e SASPAC (Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës), e cila drejtohej nga ish-ministri deri në momentin që ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje pasi GJKKO caktoi dy masa sigurie ndaj tij: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.
 
“Duke marrë në konsideratë kërkesat tuaja për informacion lidhur me arrestimin e shtetasit Ilir Beqja, ju konfirmoj se, sot është kryer arrestimi e këtij shtetasi në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Për një informacion më të plotë, SPAK do te vijojmë më pas me një njoftim zyrtar për shtyp”, informoi Prokuroria e Posaçme.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi