FORMULA 1/ Shi dhe kaos në Montreal, në fund Vershtapen fiton të 60-ën në karrierë. Katastrofë për Ferrarin

FORMULA 1/ Shi dhe kaos në Montreal, në fund Vershtapen fiton të 60-ën në karrierë. Katastrofë për Ferrarin

Maks Vershtapen ka fituar për herë të 60 një garë të Formula 1, duke thelluar edhe një herë diferencën në kreun e renditjes së Botërorit. Por këtë herë, dominimi i holandezit nuk ka qenë edhe aq absolut, në Çmimin e Madh të Kanadasë që u ndikua nga reshjet e shiut dhe pista që lagej dhe thahej.

Rasëll e nisi garën nga pole-position dhe mbajti pas krahëve Vershtapen dhe Norris, me këtë të fundit që sulmoi holandezin vazhdimisht derisa i rrëmbeu vendin në xhiron e 20-të. Vetëm një xhiro më vonë, ai kaloi edhe Rasëll dhe mori kreun e garës. Por në xhiron e 25-të në pistë u fut makina e sigurisë pas një aksidenti të Serxhent dhe Norris nuk ia doli të futej direkt në bokse, duke humbur kështu sekonda të vlefshme e dorëzuar vendin e parë te Vershtapen.
Gara pas krahëve të kryesuesit u bë e çuditshme për shkak të makinave me goma të ndryshme si pasojë e shiut dhe daljeve të shpeshta nga pista, teksa makina e sigurisë u fut për herë të dytë pas përplasjes mes Albon dhe Sainz duke shkurtuar diferencën mes makinave. Megjithatë, në fund Vershtapen ia doli të krijonte një distancë sigurie duke prerë i vetëm finishin për triumfin e 60 në karrierë.
Norris u rendit në vendin e dytë ndërsa Rasëll fitoi garën me shokun e skuadrës, Hemilton, për të siguruar vendin e tretë në podium. Në zonën e pikëve përfunduan me radhë edhe Piastri, Alonso, Stroll, Riçardo, Gasli dhe Okon.

Sot ishte një garë për t’u harruar për Ferrarin jo vetëm se ishte thuajse gjithmonë shumë larg ritmit të kreut, pasi fillimisht nëj ndërrim gomash solli probleme në makinën e Lëklerk i cili u desh më pas të braktiste garën. Ndërsa Sainz u përfshi në dy aksidente, duke dëmtuar në të dy rastet makinën e si pasojë, duke u tërhequr edhe ai nga kjo garë.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi