FORMULA 1/ Provat e lira në Azerbaxhajn, Lëklerk me kohën më të shpejtë

FORMULA 1/ Provat e lira në Azerbaxhajn, Lëklerk me kohën më të shpejtë

Postuar: Shtator 14, 2024 | 16:00

Fundjava e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1 ka nisur dje me dy sesionet e para të provave të lira. Raundi u ndërpre tri herë me flamurin e kuq, ku hera e dytë dhe e tretë erdhi për shkak të përplasjes me barrierat, fillimisht nga Sharl Lëklerk dhe më pas nga Franko Kolapinto.Megjithatë, fatmirësisht për pilotët nuk pati asnjë pasojë fizike. Kohën më të shpejtë në sesionin e mëngjesit e fiksoi Maks Vershtapen i Red Bullit, i cili e ndaloi kronometrin në 1 minutë, 45 sekonda dhe 546 të mijtat, me një avantazh prej 313 të mijtash nga Luis Hamliton i Mercedesit. Kohën e tretë më të mirë e shënoi Serxho Perez (+0.376), fitues në edicionin e kaluar në Baku. Më tej ishte radha për sesionin e dytë, ku në skenë doli Sharl Lëklerk.
Pasi ishte renditur i dhjet në privat e paradites, piloti i Ferrarit shkëlqeu sesionin e dytë, duke e mbyllur ditën me kohën më të shpejtë, 1 minutë, 43 sekonda dhe 484 të mijtat. Kështu monegasku e la pas krahëve aksidentin, duke shfaqur një formë fantastike në sesionin e dytë. Pas tij u rendit makina Red Bull e Serxho Perezit me vetëm 6 të mijtat diferencë, ndërsa i treti u klasifikua Luis Hamilton me 66 të mijtat më i ngadaltë.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi