FORMULA 1/ Lëklerk: Dua titullin e konstruktorëve, më pas të sfidoj Luisin

FORMULA 1/ Lëklerk: Dua titullin e konstruktorëve, më pas të sfidoj Luisin

Me titullin për pilotë që duket i sigurt në duart e Maks Vershtapenit (i katërti radhazi për holandezin), Formula 1 këtë fundjavë zhvendoset në Las Vegas, për ndalesën e tretë nga fundi të Botërorit 2024.

Las Vegasi është vendi i duhur për të luajtur kumar dhe për të vendosur bastin për të ardhmen tuaj. Kështu, Sharl Lëklerk, në një intervistë të dhënë për “Repubblica”, përpiqet t’i vendosë të gjitha fishat në një bast për veten e tij dhe Ferrarin në këtë finale sezoni që parashikohet e balancuar dhe emocionuese. Në lojë është titulli i konstruktorëve, që në Maranelo mungon prej vitit 2008. MekLaren është dukshëm favorit, teksa kryeson me 593 pikë, ndërsa më pas vijnë Ferrari me 557 pikë dhe Red Bulli me 544.
“Ne kemi bërë progres dhe pse MekLaren është vazhdimisht pak më i fortë dhe ka një avantazh, ne kemi për detyrë të luftojmë deri në fund”, thotë piloti monegask. Por a do të jetë Las Vegasi mundësia e fundit për “kokëkuqen”? Lëklerk i përgjigjet kështu kësaj pyetjeje: “Nuk besoj, mendoj që të tria garat e ardhshme do të jenë të shumë rëndësishme. Në letër pista e Las Vegasit na sheh konkurrues dhe e vetmja pikëpyetje ka të bëjë me gomat, nëse do të dimë që t’i ‘ndezim’ në temperaturat e ulëta që do të gjejmë. Këtë vit kemi një makina më pak agresive për sa u përket gomave në krahasim me sezonin 2023.

Katari nga ana tjetër duket i vështirë për ne, por do të ketë vetëm një sesion provash të lira para kualifikueseve të Sprintit, kështu që çdo gjë mund të ndodhë. Ndërsa gara e fundit në Abu Dabi është më neutrale, edhe pse mund të kthehet në pozitive. Ky është një sezon i paparashikueshëm, me diferenca të ngushta dhe shumë gjëra ndryshojnë sipas mënyrës sesi përgatitemi. Ekziston mundësi për të mirë në çdo pistë dhe do të luftojmë deri në fund për titullin e konstruktorëve”, shprehet Lëklerk.
E ARDHMJA – Me mbylljen e një Botërori që është në kilometrat e fundit, do të jetë koha për të menduar për sezonin e ardhshëm, ku Lëklerk kërkon që t’i ngrejë pretendimet, për të synuar më fund titullin e pilotëve. Një objektiv që do ta shikojë edhe me një sfidë të hapur brenda familjes Ferrari, me shokun e skuadrës, Luis Hamilton. “I shqetësuar për ardhjen e tij? Absolutisht jo, unë e shoh më shumë si një mundësi. Luis është më fituesi dhe për mua jo vetëm që është një mundësi e madhe për të mësuar nga një më të mirët e të gjitha kohërave, pot gjithashtu dhe për t’u matur me të me të njëjtën makinë. Nuk e di nëse janë kufizimet e makinës që nuk të lejojnë në disa kthesa apo ai është veçanërisht i mirë i zoti. Vitin tjetër do ta marr këtë përgjigje, por më parë dua ta mbyll sa më mirë këtë sezon me Karlosin dhe të fitojmë titullin e konstruktorëve”, deklaron 27-vjeçari.

Një synim për të cilin e ngroh edhe Ferrari, pasi sinjalet e njëvendëshes janë pozitive: “Në fillim ishim shumë prapa MekLarenit, ndërsa sot jemi të dytët dhe shumë afër tyre. E njëjta gjë edhe me makinat Red Bullin që dominuan në pjesën e parë ndërsa tani jemi më shpesh para tyre sesa pas tyre. Një provë që tregon se kemi punuar shumë mirë si një ekip, por mbi të gjitha kemi arritur të marrim maksimumin edhe kur nuk ishim makina më e shpejtë.
Në të vërtetë, ka pasur pak gara ku ne ishim më të shpejtët, por shumë në të cilat kemi shfrytëzuar maksimalisht mundësitë që kishim. Kjo është një temë që e kemi diskutuar shpesh: të shfrytëzojmë sa më shumë potencialin tonë dhe kjo gjë na ka shpërblyer”, thotë Lëklerk. Pyetja e fundit ishte për notën që do ti vendoste sezonit të tij, të cilën piloti e driblon: “Preferoj mos të vendos notë”.
ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente