Flamur Noka bën parashikimin: Me votë të lirë opozita fiton 60%! Qeveria teknike duhet të jetë zgjidhje, nuk ndalemi në këtë mision
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka thotë se aksioni i mosbindjes civile do të vazhdojë, ndërsa thekson se nuk do të ndalen në misionin e tyre për qeveri teknike.
Sipas Flamur Nokës, me votë të lirë sot opozita fiton 60%, duke u shprehur se e ka mbështetjen dhe kjo është evidente. “Rama është nervoz sepse terreni po i rrëshqet”, tha Noka.
Shqipëria -tha Noka- është në situatën kur ligji dhe rendi janë të asgjësuar, korrupsioni po rrënon Shqipërinë.
“Ne jemi në detyrën tonë, në misionin tonë, në mosbindjen civile. Ky është akt i realizuar i mosbindjes civile dhe do të vazhdojmë me atë të tjera.
Shqipëria është në situatën kur ligji dhe rendi janë të asgjësuar, korrupsioni po rrënon Shqipërinë. Qeveria teknike duhet të jetë zgjidhje.
Ne jemi të vendosur, jemi në një moment shumë të favorshëm si opozitë. Ne sapo kemi marrë dy rezoluta, e CDI dhe PPE, që thonë këto që po themi në sot. Që në Shqipëri opozitës i mbyllen hapësirat ligjore dhe kushtetuese.
Ne nuk ndalemi në këtë mision. Qeveri teknike do të thotë qeveri pa Ramën kryeministër. Në 2017 nuk kishte qeveri teknike, por kishte bashkëqeverisje.
Me votë të lirë sot opozita fiton 60%, e ka mbështetjen dhe kjo është evidente. Rama është nervoz sepse terreni po i rrëshqet”, u shpreh Flamur Noka për News24.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi