Fitoi zgjedhjet në 4 gusht/ Ja kur Vangjel Tavo do betohet dhe do marrë zyrtarisht detyrën si kreu i Bashkisë Himarë
Vangjel Tavo do të betohet si kryetar i bashkisë së Himarës, ku pritet qe sot të marrë zyrtarisht detyrën.
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo fitoi garën për kryetar të Bashkisë së Himarës pas zgjedhjeve të pjesshme vendore, që u zhvilluan më 4 gusht, përballë rivalit Petro Gjikuria.
Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas numërimit të votave të 36 qendrave të votimit Vangjel Tavo mori 5022 vota (58,62%) kundrejt 3545 votave (41,38%) të Petraq Gjirkuria, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i dha më 12 shtator zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin si kryebashkiak i Himarës.
Vendimi verdhi pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve në Himarë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi