Fitoi përkohësisht lirinë nga burgu, Fredi Beleri flet nga Rinasi pasi la qelinë: Po shkoj drejt Athinës, nesër do të jem në Strasburg
Fredi Beleri ka folur nga Rinasi, pasi u lirua nga qelia në orët e para të mëngjesit të sotëm, për të udhëtuar drejt Strasburgut ku do të betohet si eurodeputet në Parlamentin Europian.
Politikani, i cili është dënuar me dy vite burg nga Apeli i GJKKO-së për blerje votash, u shpreh se fillimisht do të udhëtojë drejt Athinës.
Më pas shtoi se ditën e nesërme në Strasburg do të ketë vendime të rëndësishme dhe se do t’i rikthehet normalitetit.
“Po iki drejt Athinës. Nesër do të jem në Strasburg”, tha Fredi Beleri nga Rinasi.
“Nesër ka votime dhe vendime të rëndësishme. Këtej e tutje besoj se do t’i kthehem normalitetit”, përfundoi ai.
Pjesë nga deklarata
Beleri: Po iki drejt Athinës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të PE në Strasburg. Nesër atje ka vendime të rëndësishme. Besoj se që këtej e tutje do ti kthehem normalitetit.
Pyetje: Ju nuk u lejuat të betoheshit në Shqipëri, por lejoheni të përfaqësoni greket, cfarë do të thotë kjo?
Beleri: Për mua ka pasur dy standarde nga ana e drejtësisë dhe vazhdojnë akoma.
Pyetje: Cfarë qëndrimi do të mbani për zgjedhjet në Himarë
Beleri: Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht himariotet do ti japin akoma një përgjigje. Dëshira e tyre do respektohet dhe rezultati do pasqyrohet.
Pyetje: GJKKO ju ka dënuar me 2 vite burg, a do ta ankimoni?
Beleri: Do ta ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën edhe në Strasburg.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi