FBI seminar me prokurorët e SPAK, ambasada e SHBA: Qëndrojmë pranë institucioneve të pavarura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
FBI ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë momente nga takimi mes tyre, ndërsa thekson mbështetjen e saj për institucionet e pavarura në Shqipëri.
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan ambasada.
Postimi i plotë
Fundjavën e kaluar OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për prokurorët e SPAK në Peshkopi. Së bashku me përfaqësues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorët e SPAK u takuan për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të SPAK. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri pranë institucioneve të pavarura të Shqipërisë në luftën e tyre kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi