Ervin Salianji u dënua me burg, Meta: Hakmarrje ndaj tij, për ta parandaluar që të kandidojë si deputet
Kreu i PL-së, Ilir Meta e ka konsideruar një hakmarrje ndaj Ervin Salianjit, dënimin e tij nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.
Në një konferencë për mediat, Meta u shpreh se gjithashtu Salianji u dënua që të mos lejohet të kandidojë si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
“Gjykatat e kanë në ballë për fat të keq që marrin vetëm vendime partiake e politike, edhe kjo është një hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji për denoncimet e forta që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë eksponentë të qeverisë dhe shumicës aktuale.
Njëkohësisht është një përpjekje për t’i ndaluar atij mundësinë e kandidimit dhe ushtrimit të mandatit të deputetit në të ardhmen. Besoj se është edhe hakmarrje për fitoren e Bashkisë Kavajë. Nuk pritej ndonjë surprizë nga një sistem kriminal drejtësie”, tha Meta.
LEXONI EDHE:
U dënua me 1 vit burg, flet Ervin Salianji: Gjykata erdhi me vendim të parapërgatitur! S’kam bërë betejë për veten, por kundër trafikantëve të drogës
“Dënim im politik, i pari pas 34 vjetësh”- Ervin Salianji: Do bëj fushatë të jashtëzakonshme, edhe nga burgu
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi