Ervin Salianji u dënua me 1 vit heqje lirie/ Hidhet shorti, ja prokurorja që do të ekzekutojë zbatimin e vendimit
Një ditë pasi Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji, sot pritet që të ekzekutohet urdhri. Ndërkohë është hedhur shorti në Prokurorinë e Tiranës, që zgjodhi prokuroren Elona Alvora që të ekzekutojë vendimin e Apelit.
Ndëkohë teksa këtë të premte pritet arrestimi i deputet te PD Ervin Salianjit pas vendimit te Gjykatës se Apelit, ky i fundit ka mbërritur ne Selinë e PD-se, teksa është ne një mbledhje pune me kreun e Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi dhe nënkryetarin Agron Gjekmarkaj.
News24 mëson se shkak i këtij takimi është plotësimi i dokumenteve për te kallëzuar ne SPAK, ish-ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ndërkohë vetë Ervin Salianji ka deklaruar se ai do të vetëdorëzohet në polici, duke theksuar se ka kontaktuar me unifromat blu, por edhe me prokurorinë.
Avokati i deputetit pretendoi se vendimi u mor mbi “prova të fabrikuara”. Ndërkaq, deputeti Ervin Salianji, gjatë një prononcimi për gazetarë e cilësoi vendimin si politik.
“Dosje e kopsitur nga fillimi në fund. Vendimmarrje politike. Do ta shohin si do të shkojë historia. Jam i nderuar dhe kam medalje që shndrit në karrierën politike. Do e ankimoj vendimin dhe do ndjekim procedurat e tjera gjyqësore”, tha ai.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi