EMRI+FOTO/ Në banesë iu gjet armë zjarri, ky është drejtori i shkollës i cili u shpall në kërkim gjatë operacionit “Summer”

EMRI+FOTO/ Në banesë iu gjet armë zjarri, ky është drejtori i shkollës i cili u shpall në kërkim gjatë operacionit “Summer”

Gjatë operacionit “Summer” që u zhvillua në Durrës u arrestuan dhe ndaluan 15 persona për drogë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa tre të tjerë u shpallën në kërkim, njëri prej tyre është edhe një drejtor shkollë.
Dashamir Mehmeti, drejtor i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit
Sipas News24, bëhet fjalë për Dashamir Mehmetin, drejtor i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” të Durrësit.
Mësohet se ai nuk u gjet në banesë kur policia shkoi ta arrestonte për të ekzekutuar vendimin e gjykatës, por gjatë kontrollit në banesë, atij iu gjet një armë zjarri e tipit pistoletë.
Gjatë operacionit të koduar “Summer” janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.
Janë ekzekutuar 13 urdhra ndalimi për shtetasit:
Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj.
Në pranga janë vënë shtetasit Xhuliano Xhaferi dhe Mehmet Meta, ndërsa u shpallen në kërkim Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro.
Gjatë operacionit janë sekuestruar një arsenal armësh, kokainë, heroinë e kanabis, peshore elektronike, shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, automjete e telefona celular.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi