Emri/ Shiste drogë në tabakino dhe mbante kallashnikov me vete, arrestohet 32-vjeçari

Emri/ Shiste drogë në tabakino dhe mbante kallashnikov me vete, arrestohet 32-vjeçari

Policia ka vendosur në pranga 32-vjeçarin Oltian Demiri, pasi iu gjet në tabakino një kallashnikov.

Gjithashtu i riu dyshohet se shiste në tabakinon e tij drogë dhe paketa cigaresh të kontrabanduara.
“Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. D., 32 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, njofton policia.
Gjatë kontrollit në tabakino, në posedim nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza kokaine dhe kanabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.
 
 
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Tabachino”.
Arrestohet në flagrancë një 32-vjeçar që shiste në tabakinon e tij, lëndë të dyshuar narkotike dhe paketa cigaresh të kontranduara, si dhe mbante armë zjarri, pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike cannabis dhe kokainë, steka cigaresh të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit të Organizuar në DPPSh, bazuar në inteligjencën informative për një shtetas që mbante sende të kundërligjshme në tabakinon e tij, në Budull, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Tabachino”.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi O. D., 32 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Gjatë kontrollit në një subjekt (tabakino), në posedim nga 32-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis, steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara, dhe shuma parash.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi