EMRI/ Kërkoi masë më të butë sigurie, GJKKO lë në burg anëtarin e një grupi të strukturuar kriminal
NJOFTIM PËR MEDIAT1. Kërkuesi Emmanuel Delphin Assako Ella më datë 03.07.2024 ka paraqitur pranëGjykatës kërkesën me objekt: Ndryshimin e masës sigurimit personal me karaktershtrëngues “Arrest në burg”, duke caktuar një masë sigurimi personal me karaktershtrëngues më të lehtë, atë për “Detyrim paraqitje”.2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora Hajredinaj, bazuarnë nenet 228, 229, 230, 232, 234, 407, 410, 412, 413, 415, 422, 424, 428 e vijues tëK.Pr.Penale, me vendimin Nr. 419, datë 16.07.2024, vendosi:1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Emmanuel Delphin Assako Ella përzëvëndësimin e masës së sigurimit të regjistruar me nr.419, datë 03.07.2024, tëmasës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr.37, datë10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar, me një masë sigurimi më të butë si të pabazuar në ligj dhenë prova.2. Shqyrtimin në seancë gjyqësore të informacionit me shkrim, të Prokurorisë sëPosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në lidhje me hetimet ekryera dhe nevojat e sigurimit për të arrestuarin në burg Emmanuel DelphinAssako Ella, dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” përtë hetuarin Emmanuel Delphin Assako Ella, të caktuar me vendimin nr.37, datë10.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dheKrimin e Organizuar.3. Shpërblimin e përkthyeses Rezarda Myderizi sipas rregullave financiare.4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5(pesë) ditëve duke filluar nga enesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përKorrupsionin dhe Krimin e Organizuar.Tiranë, më datë 16.07.2024Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizur
Vijon…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi