EMRI/ Ishte zhdukur prej 10 ditësh, gjendet i pajetë në një kanal vaditës 25-vjeçari
Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i pajetë në një kanal vaditës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Hoxhaj në Peqin.
Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Peqinit.
Kufoma u identifikua se i përket shtetasit Agim Dallupi nga Peqini, i cili rezultonte i humbur prej 10 ditësh.
25 vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe që nga dita që u shpall i humbur kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.
Kufoma e 25 vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi, ndërkohë që policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi