EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe mbante në banesë kallashnikov e municion luftarak, vihet në pranga 37-vjeçari

EMRI/ Dhunoi bashkëjetuesen dhe mbante në banesë kallashnikov e municion luftarak, vihet në pranga 37-vjeçari

Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat ‘Shqiponja’, ka vënë në pranga një 37-vjeçar të identifikuar si Arjan Sallaku, i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen.

Arrestimi i tij është bërë pas kallëzimit nga shtetasja e dhunuar, dhe nga kontrollet në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe 173 fishekë të tij, si dhe 2 fenelina si të Policisë.
Dhunoi bashkëjetuesen, si dhe mbante në banesë, pa leje, armë zjarri dhe fenelina si të Policisë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.
Menjëherë pas kallëzimit të një shtetaseje, se dhunohej nga bashkëjetuesi i saj, Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Poseduesi”, kanë mundësuar kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti, shtetasit Arjan Sallaku., 37 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar, ku janë gjetur 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe fenelina si të Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi