EMRI/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali! Autorët i bënë pritë vëllezërve, dyshohet për “larje hesapesh”

EMRI/ Detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali! Autorët i bënë pritë vëllezërve, dyshohet për “larje hesapesh”

Detaje të reja dalin nga vrasja e 40-vjeçarit shqiptar në Itali. Mediat në Itali kanë publikuar emrin dhe foton e viktimës.

Bëhet fjalë për shtetasin Van Koxha, i cili u vra me thikë mbrëmë në Marghera, Venecia.
Sipas mediave italiane motiv i vrasjes dyshohet të jetë për larje hesapesh për pazaret e drogës mes grupeve kriminale në Itali.
Autorët po e prisnin në rrugë 40-vjeçarin, të cilin e goditën me thikë për vdekje, shkruajnë mediat në Itali.
Ndërkaq mësohet se nga sulmi me thikë ka mbetur i plagosur vëllai i viktimës. Policia italiane, e cila ndërhyri me shpejtësi në vendngjarje, arrestoi dy persona të dyshuar si të përfshirë në këtë vrasje. Bëhet fjalë për dy persona me origjinë maqedonase.
Krimi ndodhi në një nga të ashtuquajturat “zonat e trafikut të drogës” të Marghera-s, në një zonë shpeshherë skenë episodesh të dhunshme dhe denoncime të vazhdueshme nga banorët në polici për episode degradimi.
Vetëm pak ditë më parë një sherr i dhunshëm përfshiu disa persona jo shumë larg skenës së episodit të mbrëmjes të së hënës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi