EMRI/ Aksident me vdekje në Maliq! Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën 61-vjeçari

EMRI/ Aksident me vdekje në Maliq! Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën 61-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq.

Policia e Maliqit bën me dije se një mjet bujqësor që  drejtohej  nga një 61 vjeçar, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.
Për fat të keq drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar me emrin Sejfulla Gjata, raporton Panorama.al.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të rastit.
NJOFTIMI
Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që  drejtohej nga shtetasi S. Gj., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.
Si pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut  të rastit.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente