Elisa Spiropali në Shkup, takohet me homologun maqedonas: Anëtarësimi në BE, prioritet strategjik i dy vendeve tona! Mbështesim kontributin e shqiptarëve në RMV
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është takuar në Shkup me homologun maqedonas Afrim Gashi, me të cilin kanë diskutuar për fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve.
Spiropali u shpreh se anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve, ndërsa mbështeti kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik e stabiliteti.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Në takimin miqësor me kolegun Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, diskutuam për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, si shembull bashkëpunimi në rajon, dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy Kuvendeve. Anëtarësimi në BE është prioritet strategjik i dy vendeve tona dhe Shqipëria mbështet përspektivën europiane të RMV. Si partnerë në NATO, do të vijojmë të bashkëpunojmë për sigurinë e stabilitetin në rajon e më gjerë. Mbështesim fuqimisht kontributin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut si faktor demokratizimi, zhvillimi, integrimi euroatlantik e stabiliteti dhe, maqedonasit në Shqipëri, si ura lidhëse, miqësie e bashkëpunimi mes dy vendeve tona.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi