“Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve”- Kush është Ilva Gjuzi, e reja socialiste që u bë pjesë e kabinetit qeveritar

“Edi Rama është 10 hapa para të tjerëve”- Kush është Ilva Gjuzi, e reja socialiste që u bë pjesë e kabinetit qeveritar

Ilva Gjuzi është emëruar si zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit. Vendimi është marrë sot (18 shtator) në mbledhjen e qeverisë.

Po kush është Ilva Gjuzi?
Gjuzi u prezantua në mbledhjen e fundit të Asamblesë së Partisë Socialsite nga Edi Rama si nënkryetare e Asamblesë dhe u promovua në media ditët e fundit.
Ilva Gjuzi ka deklaruar në daljet e saj në TV se i është bashkuar Partisë Socialiste, për vizionin që PS ka për Shqipërinë. Ajo tha se ka mbaruar studimet për Arkitekturë në Kembrixh dhe se përvojën ndërkombëtare dhe se dëshiron të kontribuojë për vendin tonë.
Në një intervistë të pak ditëve më parë në media, Ilva Gjuzi bëri një deklaratë, duke thënë se Rama është 10 hapa para të tjerëve.
“Edi Rama ka shumë të meta. Edi Rama është 10 hapa ne të tjerëve. Është më përpara se ç’duhet. Po pra kjo  është e një e metë e madhe se të jesh shumë përpara është e metë”, tha Gjuzi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi