E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm një ditë pas protestës së opozitës

E ngarkuara me punë e SHBA takim me ministrin e Brendshëm një ditë pas protestës së opozitës

E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn është takuara paraditen e sotme me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha.

Takimi mes të ngarkuarës me punë të SHBA-së dhe ministrit Hoxha vjen një ditë pas protestës së opozitës.
Opozita protestoi dje për 3 orë kundër qeverisë Rama. Gjatë tubimit të 7 Tetorit, protestuesit hodhën flakadanë dhe molotovë në institucionet e qeverisë.
 

Protesta nisi fillimisht përpara Kryeministrisë, aty ku protestuesit hodhën molotov. Më pas, turma e njerëzve e udhëhequr nga drejtuesit e Partisë Demokratike u zhvendosën edhe drejt Ministrisë së Brendshme, Bashkisë së Tiranës e Parlamentit, ku u hodh molotov. Sulmit nuk i shpëtoi as selia e Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër, policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Protesta që nisi në orën 18:30 dhe përfundoi në 21:30, kishte si kryefjalë krijimin e një qeverie teknike për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Për shkak të hedhjes së molotovëve, Policia e Shtetit njoftoi se 12 efektivë pësuan dëmtime. Protestuesit shkatërruan edhe reklamat e vendosura në rrugë. Bllokime pati edhe për dy autoambulanca, që nuk u lejuan prej protestuesve të kalonin.
Ndërkohë, pas protestës, nëpër institucionet ku u hodh gaz lotsjellës, grupet hetimore të policisë nisën mbledhjen e provave materiale në vendngjarje. Ndërsa në afërsi të Bashkisë së Tiranës u sekuestruan rreth 15 shishe me molotovë të ndara në dy çanta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente