“E kam humbur besimin te SPAK”- Hetimet për Berishëm, Hoxha: Aktet nënligjore nuk u bënë vetëm për Malltezin! Paratë dhe transaksionet e përmendura në dosje janë të deklaruara

“E kam humbur besimin te SPAK”- Hetimet për Berishëm, Hoxha: Aktet nënligjore nuk u bënë vetëm për Malltezin! Paratë dhe transaksionet e përmendura në dosje janë të deklaruara

Anëtari i Kryesisë së PD, Indrit Hoxha, duke folur për hetimet ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dosjen në ngarkim të tij për çështjen Partizani, është shprehur se e ka humbur besimin te SPAK.

“E kam humbur besimin te SPAK. Rasti i Berishës është unikal. Është i vetmi njeri që s’është pyetur asnjëherë dhe i është dhënë masa arrest shtëpie. Kjo është çmenduri”, tha Hoxha në studion e emisionit “Open” .
Gjithashtu ai u shpreh se paratë dhe transaksionet e përmendura në dosje janë të deklaruara në ILDKPI.
Ndërsa për aktet nënligjore që Berisha akuzohet se i ka bërë vetëm për të favorizuar Malltezin, Hoxha tha se kanë përfituar dhjetëra ish-pronarë.
“Paratë dhe transaksionet që kanë dalë aty, kanë qenë të deklaruara në ILDKPI sepse vajza e Berishës ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë. Që në moment që këto para janë të deklaruara, është e drejta e personit të bëjë çdo gjë.
Favorizimi për aktet nënligjore, janë bërë vetëm për Malltezin  apo për dhjetëra ish-pronarë? Sepse dhe unë që rrjedh nga një familje ish-pronarësh në regjimin komunist, kam marrë prona”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi