Dyshimet se do kryenin një atentat në Elbasan! GJKKO liron Arsen Preçin dhe Arben Spahiun
Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, pushon çështjen për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, dy miqtë e Erjon Alibej.
NJOFTIMI
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 05.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e hetimeve”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Kujtim Vraniçi, bazuar në nenet 328/1/dh dhe 329/a/1 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 64, datë 13.12.2024,vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Pushimin e hetimeve në ngarkim të shtetasve nën hetim në kuadër të procedimit penal Nr. 75/3 të viti 2023 për veprat penale të atribuara si më poshtë;
a- Arben Spahiu i dyshuar për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nganenet 80, 278/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 186 dhe K.Penal.
b- Arsen Preçi i dyshuar për veprat penale të “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” kryer në bashkëpunim të veçantë atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumentave” të parashikuar nganenet 80, 278/1, 28/4, 333/a, 334 dhe 186 dhe K.Penal.
3. Shuarjen e masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore” të caktuar me vendimin Nr. 329 datë 06.08.2023 të Gjykatës së Posaçme e Shkallëssë Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar .
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.
lajm ne perditesim…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi