“Dosja ndaj Berishës, lindje e dhimbshme”- Argita Malltezi tregon nëse i beson drejtësisë: Ka gjyqtarë të ndershëm, por…

“Dosja ndaj Berishës, lindje e dhimbshme”- Argita Malltezi tregon nëse i beson drejtësisë: Ka gjyqtarë të ndershëm, por…

Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi thotë se nuk beson tek drejtësia shqiptare, por beson tek e vërteta.

Dosja voluminoze prej 500 faqesh, sipas saj janë gënjeshtra.
E ftuar në News24, ajo thotë se dosja ndaj Sali Berishës është një lindje e dhimbshme.
“Kjo dosje është një lindje e dhimbshme, në fund padiskutim që do lindë e vërteta. Por derisa të lindë dhimbjet do jenë këto që po shohim” , tha Argita Malltezi.
Pyetje: A keni besim tek drejtësia, gjykatat?
Argita Malltezi: Kjo është një reformë që ka rrëmbyer dhe ka grabitur drejtësinë dhe Shqipërinë. Është ligji 95/2016 që flet për organet e drejtësisë. Përcaktojnë si SPAK ka të drejtë të survejojë privatësinë e gjyqtarëve. A kam besim unë? Unë kam besim tek e vërteta. Këto janë 500 faqe me gënjeshtra. A kam besim tek gjykata është njësoj si të thuash a beson tek reforma, kështu që përgjigja është JO. A ka në gjyqësor gjyqësor të ndershëm, ka. A do luftojnë këtë që të largojnë nga shorti gjyqtare që nuk kapen? Po. Kjo dosje është një lindje e dhimbshme, në fund padiskutim që do lindë e vërteta. Por derisa të lindë dhimbjet do jenë këto që po shohim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi