Dominim i MekLaren/ Norris i bën “dhuratë” fitoren e parë në karrierë australianit Piastri

Dominim i MekLaren/ Norris i bën “dhuratë” fitoren e parë në karrierë australianit Piastri

Postuar: Korrik 21, 2024 | 17:42

Oskar Piastri fitoi garën e tij të parë në Formula 1 në Hungari, ku MekLaren dominoi, pasi i dyti doli shoku i tij i skuadrës Lando Norris. 

Piloti 23-vjeçar australian filloi i dyti pas Norrisit që ishte në ‘pole position’ teksa e parakaloi atë në kthesën e parë për të marrë epërsinë. 
Norris kaloi përpara pas një strategjie me ‘pit-stop’ që e favorizoi atë, por më në fund ai u pajtua me kërkesën e ekipit të tij për t’i dhënë epërsinë partnerit të tij. 

OSCAR PIASTRI IS A FORMULA 1 GRAND PRIX WINNER! 🇦🇺
HE’S DONE IT AT THE HUNGARORING 🏆#F1 #HungarianGP pic.twitter.com/foIq7krsNs
— Formula 1 (@F1) July 21, 2024

Vlen të theksohet fakti se Luis Hemilton përfundoi i treti pas dyshes dhe ishte podiumi i tij i 200-të në karrierë.  Lideri me pikë, Maks Vershtapen e mbylli garën i pesti pas Çarls Leklerk. 
Vershtapen ende kryeson renditjen e përgjithshme me 265 pikë dhe tani Norris tani është i dyti me 189 pikë. Australiani Piastri është vetëm i pesti në renditjen e përgjithshme dhe nuk ka asnjë shans për të luftuar për titull. 
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
Burimi