Doli përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet, mediat greke zbardhin axhendën e Fredi Belerit: Pas mbërritjes në Athinë, takim ‘kokë më kokë’ me Mitsotakis
Mediat greke kanë bardhur axhendën e Fredi Belerit në Athinë, pasi doli përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Evropian.
Mësohet se pas mbërritjes në Athinë, Fredi Beleri do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Pallatin Maximos, në orën 13:00.
Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.
“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do ta diskutojmë në Athinë” , tha ai gjatë daljes para gazetarëve.
Drejtori i Burgjeve miratoi ditën e djeshme (14 korrik) kërkesën 5-ditore për Belerin, e cila nis sot (15 korrik), dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi