“Do t’i përgjigjemi dhëmbë për dhëmbë”- Një ditë para protestës, mesazhi i Sali Berishës: Fillojmë mosbindjen civile! S’ka kthim pas deri në krijimin e qeverisë teknike
Kryetari i PD, Sali Berisha një ditë para protestës thotë se nesër do të nisë mosbindja civile dhe nuk do të ketë më kthim prapa deri në vendosjen e qeverisë teknike.
Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri tha se mosbindja civile është rruga e vetme që i ka mbetur shqiptarëve. Sipas Berishës, mosbindja civile nuk fillon nga hiçi, por ka tre vite që kërkohet.
Sali Berisha tha se në 7 protesta të realizuara kanë kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre, por si përgjigje kanë marrë vetëm burgosjet politike dhe mohim të të drejtave.
“24 orë na ndajnë nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit dëshiroj tua adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri fillon mosbindja civile, pa kthim deri në vendosjen e qeverisë teknike. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar.”, tha Berisha, i cili theksoi se do ti pergjigjen regjimit “dhembe per dhembe”.
Mesazhi i Sali Berishes
Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh.
Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.
Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët.
Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar.
Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.
Është radha jone
Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11
vjeçare, të historisë së Shqipërisë.
Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet
Shqipëria dhe shqiptaria.
Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së
fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve.
Është radha jone!
Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as
tre, por plot 7 protesta kombëtare.
Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj.
Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë. Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me
fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne?
Cila është përgjigja që kemi marrë?
Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa
simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit.
Një vendim kriminal që sot historia, e fakton se ishte plumb i qëllimshëm ndaj opozitës për ta asgjësuar atë!
Ne vijuam sërish protestat kombëtare. Ne vazhduam sërish ngritëm zërin. Sërish kërkuam të drejtat tona.
Por kujtoni pak çfarë përgjigje morëm.
Në 2023, me urdhër te Edi Rames mercenaret e skrapit arrestuan pa asnjë fakt dhe provë, në mënyrë antikushtetuese, liderin e opozitës.
Kërkuan të paraqesin Sali Berishën, si një të korruptuar.
Por në hetimet 4 vjeçare, që shkuan deri në tre breza të familjes sime, të vetmet prova që u
paraqitën si korrupsion, për paturpësinë e tyre, ishin pagesa që vajza ime kishte bërë për
trajtime të mia shëndetësore dhe bamirësi për fëmijë me aftësi ndryshe.
Të gjitha këto me para të justifikuara ligjërisht deri në qindarkën e fundit! Dhe se dhëndri im si njëri nga 510 mijë qytetarë shqiptar, ish-pronar që morën pronat e tyre në vitet 2005-2013, mori dhe ai 410 m2 te pasardhësve te tij edhe te pushkatuar ne regjimi komunist
Ne vijuam sërish me protestat më masive. Me fjalime dhe denoncime. Me kërkesa legjitime
për qeveri teknike. Por çfarë përgjigje morëm?
Vitin tjetër, kjo luftë kundër opozitës vazhdoj dhe u egërsua.
2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme. Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali.
Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Rames.
E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona
themelore. Nuk na dëgjuan. Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi