
“Do ta bëjmë arsimin madhështor, do dyfishojmë buxhetin”- Berisha: Paga për mësuesit do jetë mbi 1200 euro! Pas tre muaj të qeverisjes nuk do ketë më varfëri ekstreme
Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë takimit me mësuesit me rastin e 7 Marsit tha se kur të vijë në pushtet pas 11 majit do ta bëjnë arsimin madhështor.
Në fjalën e tij, kryedemokrati u shpreh se do të dyfishojnë buxhetin për arsimin, ndërsa pagat për mësuesit do të jenë mbi 1200 euro.
Po ashtu, ai u shpreh se paketa e PD është kundër varfërisë ekstreme, duke theksuar se pas tre muajve të qeverisë nuk do të ketë më varfëri në Shqipëri.
Berisha: Ne kemi shpallur moton tonë “Shqipëria Madhështore” unë ju garantoj se kjo moto, sado që mund të tingëllojë e largët, jo realiste, por ju garantoj se “Shqipëria Madhështore” do jetë një realitet shumë më i afërt nga cfarë mendoni ju”.
Shqipëria Madhështore është dhe do jetë projekti i burrave dhe grave që e duan Shqipërinë, që sakrifikojnë për Shqipërinë.
Shqipëria Madhështore është vendi që natyra dhe Zoti i ka dhënë pasuritë më përralle për tu ngritur në zhvillimin e saj.
Shqipëria Madhështore është vendi në të cilin mund të prodhohet cdo gjë. Është vendi ku kurrë nuk mund të ishin këto rroga dhe pensione.
Shqipëria Madhështore ka një kusht të të gjitha kushteve, arsimin madhështor. Ëndrra e madhe e shqiptarëve për një Shqipëria Madhështore nuk mund të realizohet pa një arsim madhështor, pa transformimin e thellë të arsimit.
Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë Shqipëria e njerëzve që numërojnë kafshatën, nuk mund të jetë Shqipëria e prindërve që nuk ushqejnë dot fëmijët, e të sëmurëve që nuk blejnë dot marrin ilaçet. Jo, të gjitha këto marrin fund tre muajt e parë të qeverisjes. Pas tre muajt e parë të qeverisjes nuk ka dhe nuk do të ketë varfëri ekstreme. Paketa jonë është asgjësuese. Shqipëria madhështore, Shqipëria e arsimit madhështor, ku mësuesi do të jetë në piedestalin e nderit për misionin e madh që kanë.
Nuk mund të ketë mësues me rrogë mesatare në Shqipëri. Nëse rroga mesatare në Shqipëri do jetë 1200 euro, e mësuesit do jetë mbi mesataren. E pedagogut do jetë qartësisht mbi mesataren. Do dyfishojmë buxhetin për arsimin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi