Djegia e karrigeve dhe kaosi në Kuvend, reagon ambasada e SHBA: Veprime të tilla të dëmshme s’kanë vend në procesin demokratik! Të angazhohen në dialog
Ambasada e SHBA-së ka reaguar një ditë pas kaosit të krijuar në Kuvend ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe dogjën karriget e tyre në derën e Parlamentit.
Amerikane ka shprehur shqetësimin për “shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar”, duhet theksuar se palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të angazhohen në dialog konstruktiv.
Në një postim në X, Ambasada e SHBA deklaron se akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik.
“Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar për shkatërrimin dhe forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar të hënën. Akte të tilla dëmtuese dhe potencialisht lënduese nuk kanë vend në procesin demokratik. Nxisim të gjitha palët e përfshira të ushtrojnë vetëpërmbajtje, të angazhohen në dialog konstruktiv si dhe të përqafojnë vlerat e respektit dhe qytetarisë. Mbështesim diskutimet paqësore dhe bashkëpunuese lidhur me negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE si dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë krah institucioneve shqiptare teksa punojnë për ta sjellë Shqipërinë më pranë bashkësisë euro-atlantike”, thuhet në reagim.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi